CH: 0786077530 KS: 044127576 info@eliottrans.ch
Sélectionner une page

Në vjeshtën e vitit 1997, duke parë, që në Zvicër jetonte një komunitet i rëndësishem i kosovarëve, na lindi ideja që ky komunitet kishte nevojë për transportimin e dërgesave të llojit të ndryeshëm për Kosovë(në atë kohë nën pushtimin Jugosllav), pasi që posta nuk funksiononte si duhet për shkak të embargos që ishte imponuar aso kohe për Jugosllavinë.

Në fillim kishim filluar punën me një furgon 17m³ dhe gruponim materialin si ; valixhe, paketa, tv, dhoma gjumi, teknikë të bardhë etj, të cilat i stokonim në bodrumin e banesës. Kjo nuk zgjati shumë, sepse në fillim të vitit 1998 filloi lufta ne Kosovë dhe u detyruam ta ndërprisnim këtë aktivitet. Qarkullimet ishin, 1 deri 2 furgona në muaj, gjë që i plotësonim nevojat e bashkatëdhetarëve në perimetrin ku vepronim aso kohe, pra, në GE, VD, VS dhe FR. Pas vitit 1999, kërkesat për transport ishin më të mëdha dhe filluam zgjerimin në pjesë tjera të Zvicrës, gjë që ndërmarrja u rrit me intenzitet të shpejtë, falë punës sonë të përgjegjshme vis-à-vis klientëve.

Çmimet e volitshme, korektësia, shpejtësia në punë dhe cilësia, bënë që ndërmmarja jonë të vlersohej çdo ditë e më shumë nga klientët, ndaj të cilëve kishim përgjegjësi, që transporti të kryhej ; shpejt dhe sigurt. Merrnim komplimente të panumërta nga klientët tanë dhe kjo bëri që ata(klientët) të bënin publicitetin më të mirë për kompaninë tonë.

sq