CH: 0786077530 KS: 044127576 info@eliottrans.ch
Sélectionner une page

ELIOT TRANSport

Transport Zvicër-Kosovë dhe anasjelltas

Transport të shpejt dhe të sigurt për :

Zvicër – Kosovë

Kosovë – Zvicër

Shpejtësi, efikasitet dhe me çmime të volitshme !

Çdo javë, transportojmë të gjitha llojet e mallërave !

Shpejt

Sigurt

Live tracking

Çdo javë

Eliot Transport sjell në treg aplikacionin “myET”

Me aplikacionin mobile “myET” ju mund të krijoni dhe gjurmoni dërgesat e juaja në çdo kohë !

 

Mos humbisni kohë në telefon, shkarkoni tash duke klikuar në imazhin më posht :

3 gjuhë në dispozicion

Dëshoroni ta dini saktësisht në cilin vend gjindet dërgesa juaj ?

 

 

 

rreth Eliot trans

Në vjeshtën e vitit 1997, duke parë, që në Zvicër jetonte një komunitet i rëndësishem i kosovarëve, na lindi ideja që ky komunitet kishte nevojë për transportimin e dërgesave të llojit të ndryeshëm për Kosovë(në atë kohë nën pushtimin Jugosllav), pasi që posta nuk funksiononte si duhet për shkak të embargos që ishte imponuar aso kohe për Jugosllavinë.

Eliot Transport – Tracking

Kompania Eliot Transport ka traditë mbi 20 vjeqare (1997) në shërbimet e transportit të mallërave në destinacionin : Zvicër – Kosovë – Zvicër. Gjatë gjithë kësaj kohe, kemi krijuar përvojën e duhur në transport, falë përgjegjësisë dhe efikasitetit tonë, në përmbushjen e detyrimeve ndaj klientëve tanë të cilët na mbetën besnik gjatë rrugëtimit tonë të suksesshëm.

Kemi krijuar flotën tonë transportuese të mjaftueshme për të mbuluar tërë teritorin e Kosovës dhe me stafin tonë profesionist, me menagjment të përgjegjshëm. Kompania Eliot Transport ka investuar në infrastrukturë dhe përveq flotës së re të atomjeteve të transportit, është e vetmja që posedon sistemin qendror informatik “online” të digjitalizuar. Ekipet tona janë të paisura me tableta, ku gjatë dorzim-pranimit të materialit, të gjitha evidencat dhe informatat janë të digjitalizuara dhe konfidenciale. Njëkohësisht, klientët tanë kanë mundësi që materialin e tyre të dorëzuar ta përcjellin përmes linkut i cili është dërguar përmes SMS gjat pranimit të materialit.

Materiali mund të përcillet  në 7 etapa, si në vijim :

  • E hapur – urdhëresa është e hapur dhe ekipet tona mobilizohen për të terhequr materialin

  • E tërhequr – materiali është tërhequr dhe është vendosur në automjetet tona

  • Depo e dërgesava – materiali është shkarkuar në depon e dërgesave

  • Kamion – materili është vendosur në kamion dhe është në lëvizje drejt destinacionit

  • Doganë – kamioni që transporton dërgesën gjendet në doganë (procedura doganore)

  • Depo e pranimit – materiali ka arritur në depon e pranimit dhe është gati për shpërndarje

  • E dorëzuar – materiali ka arritur në destinacionin final

Pra, kompania Eliot Transport është inovative dhe e vetmja kompani që posedon këtë system të teknologjisë së fundit informatike të cilën e posedojnë kompanitë me renome botërore si DHL, UPS, la Poste, etj.

sq